Tiranë – Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen lëndë narkotike kanabis dhe një armë e ftohtë.

Forca e posaçme “Shqiponjat”, në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe evidentimin e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme, tek rreth rrotullimi i Selitës, kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues shtetasin J. H. Gjatë kontrollit fizik, në automjetin dhe banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 156 gr. lëndë cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. M., 68 vjeç, pasi në rrugën “Vangjel Capo”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. E., 21 vjeç, pasi në Rrugën e Teleferikut, pas përfshirjes në një aksident me mjetin me drejtues shtetasin I. L., ka goditur me sende të forta shtetasit I. L. dhe L. L. Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin qarkullonte shtetasi E. E. u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. C., 22 vjeç, pasi në bulevardin “Zhan Dark”, është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.