Vijon puna e rrugorëve të kryeqytetit, për evidentimin dhe ndëshkimin e mjeteve të pushuara apo qëndruara në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në Kodin Rrugor shqiptar.
Në fokusin e shërbimeve të Policisë Rrugore janë disa nga rrugët kryesore urbane të kryeqytetit, të cilat kanë edhe ngarkesën më të madhe në trafik dhe për rrjedhojë, pushimet në rresht të dytë apo në vendet e rezervuara shkaktojnë probleme serioze në lëvizjen e mjeteve dhe bëhen rrezik për aksidente rrugore.
Kontrolli dhe patrullimi policor do vijojë çdo ditë, edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit, me qëllim disiplinimin dhe minimizimin e shkeljeve në raport me normat e sjelljes.
#mëshumëpërgjegjësinërrugë
#mosubëjpengesëpërtëtjerët
#zgjidhhapësirëneduhurpërparkim