Operacioni i zhvilluar nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve ,në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin Mirditë.
Sekuestrohen 17 kg lëndë narkotike e dyshuar canabis dhe armë zjarri.
Vihet në pranga 59 vjeçari, poseduesi i tyre.
Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë qarkun Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje , bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Kaçinar , Mirditë , një person posedonte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje , u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kaçinari” ,ku u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit N.Gj.,59 vjeç, banues në fshatin Kaçinar , Mirditë .
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 17 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa dhe një armë zjarri automatik.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Armëmbajtja pa leje”