Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm kriminal.
Bie në prangat e Policisë një 40-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.
Forcat “Shqiponja” në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe evidentimin e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme, kanë organizuar një pikë kontrolli në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave” në lagjen nr. 13, Durrës dhe si rezultat kanë goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
M. R., 25 vjeç dhe J. B., 24 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”), të dy banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Opel” në pronësi të shtetasit J. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 300 gr. lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike e gjetur në mjet, mjeti tip “Opel dhe 2 aparate celularë.
—
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. T., 40 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2017, e ka dënuar me 7 muaj burg, për veprën penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.