Mirditë – Bllokohen nga Njësia Operacionale e Autostradës Milot-Morinë, dy automjete që transportonin lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Bllokohen nga Njësia Operacionale e Autostradës Milot-Morinë, dy automjete që transportonin lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.

Procedohen penalisht dy drejtuesit e mjeteve që po transportonin lëndën drusore.

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën kanë konstatuar dhe ndaluar në Rubik, Mirditë, një mjet furgon dhe një kamionçinë që transportonin lëndë drusore.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasit A. S. dhe Gj. Ll. ishin duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Drejtuesit e mjeteve, shtetasit A. S., 41 vjeç dhe Gj. Ll., 57 vjeç, banues në Mirditë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit i kanë proceduar ata penalisht.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.