Rrugorët e kryeqytetit kanë shtuar patrullimet policore në funksion të planit të veprimit për parkimet e gabuara dhe shkeljen e semaforit.
Gjatë patrullimit parandalues policor, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë konstatuar drejtuesin e një automjeti me iniciale G. T, 31 vjeç, duke vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë.
Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit i ka ofruar agjentit verifikues një kartëmonedhë me prerje 5000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.
Në këto kushte, është bërë menjëherë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale G. T, për veprën penale “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
#PoliciaRrugoreNeSherbiminTuaj
#BashkePerSigurineTuaj