Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, kontrolle gjatë fundjavës, 35 leje drejtimi të pezulluara

Në rrugën interurbane Krrabë-Elbasan 📸🚔🚓✍

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë fundjavës ka vijuar kontrollet me 📸 në rrugën interurbane Krrabë-Elbasan-Krrabë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.

Gjatë fundjavës, si rezultat i kontrolleve në të dyja kahet e lëvizjes, janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 135 km/h deri në 213 km/h. 🙏✈️!!!. 🏠????🚑????, në kulmin e trafikut.

Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore gjatë fundjavës janë tërhequr 35 leje drejtimi, për shpejtësi deri mbi dyfishin e normës së lejuar, janë vendosur 59 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe 2 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Po gjatë kontrolleve janë vendosur 29 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 8 masa për mosvendosje të maskës për pasagjerët në automjet që nuk kanë qenë pjesëtarë të familjes, 33 masa për parakalime të gabuara dhe 9 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Të ✈️fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë🛣, më e pakta të çon te polici dhe radari 📸🚔🚓✍😇 dhe në destinacion do shkoni pa patentë. Në rastin më të keq🚑 aksidenti ju pret apo më keq akoma patenta shkon në🏠 shtëpi pa ju 🚑

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni✈️ se shpejtësia vret🚑 jetë.

#zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos🛫🛣️
#MosPërdor🥃gjatë drejtimit të🚘