Himarë – Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjeçarit N.G.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi K. L., 53 vjeç, banues në Tiranë

Policia ka sekuestruar armët e dyshuara të krimit, armë zjarri kallashnikov, armë zjarri pistoletë dhe automjetin me të cilin u largua autori nga vendi i ngjarjes.

Autori është shoqëruar për në ambientet e Policisë ku dhe është arrestuar në flagrancë për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, pasi ky shtetas më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë, ka vrarë me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç. Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin.