Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 16 tetor 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Qarku Korçë – Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”. Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kapën duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm, në pranga 3 shtetas. Dy prej të arrestuarve, gjatë ndjekjes nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë, por u kapën dhe ndaluan. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatet e Policisë Maliq dhe Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 29 vjeç, banues në Divjakë. Shtetasi i mësipërm është konstatuar në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, Maliq, nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, të cilët i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por A. K. nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar. Pasi janë vënë në ndjekje dhe bënë të mundur ndalimin e tij, gjatë kontrollit që forcat e Policisë ushtruan në mjetin e 29-vjeçarit, gjetën tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, ky shtetas iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Gjithashtu u arrestuan shtetasja F. V., 25 vjeçe, banuese në Durrës dhe shtetasi Dh. B., 24 vjeç, banues në Tiranë. 25-vjeçarja është konstatuar në lagjen nr. 3, Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nga shërbimet e Policisë, të cilët i kanë bërë me shenjë që të ndalonte, por kjo e fundit nuk iu është bindur urdhrit të tyre. Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe kanë bërë të mundur ndalimin e saj në afërsi të fshatit Memlisht, ku brenda mjetit iu gjetën shtatë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, në bashkëpunim me shtetasin Dh. B., iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Fier – Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja e ndodhur më 22.11.2015, në qytetin e Fierit. Kapet dhe ndalohet autori i vrasjes së 82-vjeçarit. Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, pas një pune operative dhe hetimore intensive, kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në datën 22.11.2015, në Fier, ku është vrarë me mjete të forta prerëse shtetasi N. L., 82 vjeç, banues në Fier. Pas rifillimit të çështjes penale, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Fier u arrit sigurimi i provave ligjore dhe paraqitja e tyre në Gjykatë. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila ka vendosur masën “Arrest në burg” për shtetasin S. K., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Durrës  – Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Vihet në pranga 37-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike. Sekuestrohen 9 doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një rast të shitjes së lëndës narkotike kokainë, ka organizuar punën për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, në lagjen nr. 6, Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, gati për shitje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Fushë Krujë/Informacion paraprak – Më datë 15.10.2020, në mbrëmje, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në Nikël, ambulanca me drejtues shtetasin A. T. është përplasur me një mjet furgon me drejtues shtetasin G. Xh. dhe për pasojë janë lënduar punonjësja e personelit shëndetësor shtetasja A. B., 27 vjeçe dhe shtetasi M. D., 39 vjeç, të cilët ndodheshin në ambulancë dhe janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lezhë – Policia parandaloi përshkallëzimin e një konflikti. Vihet në pranga 30-vjeçari. Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin F. P.,30 vjeç, banues në Balldre, Lezhë. Ky shtetas, në fshatin Balldre, Lezhë, pas një konflikti të çastit ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin J.P., 26 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, por është vënë në pranga falë reagimit të menjëhershëm të Policisë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vepren penale “Plagosja e rëndë me dashje “.

Bulqizë – Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim B. L., 53 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Shkodër – Vihet ne pranga autori i dyshuar i ngjarjes se ndodhur me datë 11.10.2020, ku mbetën të plagosur shtetasit M. H. dhe Xh. H.  Arrestohet dhe një shtetas tjetër si bashkëpunëtor. Nga strukturat  hetimore të DVP Shkodër u bë ndalimi i shtetasit I. H. 19 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër. Gjithashtu nga veprimet hetimore u bë ndalimi edhe i bashkëpunëtorit të tij shtetasit V. B. 23 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër. Nën drejtimin e Prokurorisë, Strukturat hetimore të DVP Shkodër  vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe qëllimit të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin  e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 83 shtetas, konkretisht: 18 janë arrestuar, 7 janë ndaluar dhe 58 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, me 6 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste: 1 rast të “Kanosja”, në Kukës; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Korcë; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë;  1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në Lezhë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 3 në Shkodër, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, 2 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Korçë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 6 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 5 raste të ndërtimit pa leje, 2 në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 raste i “Mashtrimi”, në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, në Korçë, me 2 autor të arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 raste të prerje së paligjshme të pyjeve, në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të prona, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Vetëgjyqësia”, në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, në Kukës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të letërnjoftimeve, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë proceduar 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në të gjithë vendin janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 8 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe arrestuar 5 shtetas që drejtonin mjetet ne gjendje të dehur, 1 në Durrës, 2 në Korçë dhe 2 në Dibër.

Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, në Elbasan.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.