Vihet ne pranga autori i dyshuar i ngjarjes se ndodhur me datë 11.10.2020, ku mbetën të plagosur shtetasit M. H. dhe Xh. H.
Arrestohet dhe një shtetas tjetër si bashkëpunëtor.
Nga strukturat hetimore të DVP Shkodër u bë ndalimi i shtetasit I. H. 19 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore u bë ndalimi edhe i bashkëpunëtorit të tij, shtetasit V. B. 23 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër.
Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të DVP Shkodër vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe qëllimit të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.