Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
Sh. D., 26 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Volvo” në gjendje të dehur, në masën 1.25 mg/l.
A. B., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe përplasur me një tjetër mjet të parkuar, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për të mos bërë testin e alkoolit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
A. M., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 05.10.2020, fqinja e tij ka kallëzuar se ai ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së saj të mitur 8 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vepra të turpshme”, “Kundërshtim i punonjësit të Policisë” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.