Elbasan – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Kapet dhe ndalohet një 27-vjeçar, autor i dyshuar i disa vjedhjeve në qytetin e Elbasanit

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet dhe ndalohet një 27-vjeçar, autor i dyshuar i disa vjedhjeve në qytetin e Elbasanit.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

E. S., 27 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës Parë Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i 6 vjedhjeve në banesa dhe lokale në qytetin e Elbasanit, gjatë periudhës korrik-shtator 2020.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i vjedhjes së një biçiklete në pronësi të shtetasit P. B., më datë 04.10.2020.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.