Berat – Vijon puna për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Sekuestrohen lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, një sasi lekësh të dyshuara të falsifikuara dhe një armë e ftohtë (thikë). Specialistët për Hetimin e narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 58 vjeç, banues në Berat. Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Çiflik”, gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin A. Z, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë dhe një armë të ftohtë (thikë). Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën dhe në magazinën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan 11.25 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 73.5 gramë lëndë narkotike të dyshuar heroinë dhe sasi monetare në paund dhe euro, të dyshuara të falsifikuara. Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikim i monedhave”, “Mbajtja e armëve të ftohta” Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik godet një rast të pastrimit të produktit të veprës penale. Sekuestrohen 8000 paund dhe një automjet. Procedohet penalisht 35-vjeçari, poseduesi i shumës monetare. Shërbimet e Policisë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin F. D., gjetën 8000 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, u procedua penalisht shtetasi F. D., për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Durrës – Më datë 05.10.2020, rreth orës 04:30, në Fllakë, në një kompani për pjesë këmbimi mjetesh, persona ende të paidentifikuar, i kanë vjedhur me dhunë orën e dorës dhe aparatin celular rojës së objektit, shtetasit H. Sh., 62 vjeç. Gjatë kontrollit në ambientet e objektit nuk është konstatuar asnjë rast vjedhjeje. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.
Gjirokastër/Informacion paraprak – Rreth orës 01:00 të datës 05.10.2020, në lagjen “Haliçet” të fshatit Lazarat, Gjirokastër, mjeti tip “Mercedez ML” në pronësi të shtetasit G. B., banues në Lazarat, Gjirokastër ka marrë flakë dhe për pasojë është djegur pjesërisht gjatë kohës që ka qenë i parkuar. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës. Për këtë rast është ngritur grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vlorë – Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim. Shërbimet e Policisë në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, kanë ndaluar shtetasin Q. B., banues në fshatin Bolenë, Vlorë. Ndalimi i tij u bë bazuar në urdhrin e ndalimit të lëshuar nga prokurori, pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Shërbimet e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. S., banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, pasi ka vjedhur disa vegla pune ndërtimi, në magazinën e një firme ndërtuese në lagjen “10 Korriku”, Vlorë. Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi K. A., banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një dorezë hekuri (përforcues grushti). Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Qarku Korçë – Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Në kuadër të tij, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kap duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Shpallen në kërkim edhe 2 bashkëpunëtorë të dyshuar të tij. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Maliq në vijim të operacionit policor “Perimetri”, është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 36 vjeç, banues në Durrës, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit R. I., 29 vjeç dhe A. D., 27 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Durrës. Shtetasi E. M., është kapur nga shërbimet e Policisë në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, duke transportuar me mjetin tip “Ford” 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunëtorë të 36-vjeçarit. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
Ndërkohë, gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 230 shtetas, nga këta: 83 janë të arrestuar, 10 janë ndaluar dhe 137 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 6 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 20 raste, në të gjithë territorin, me 12 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 19 raste, konkretisht: 5 raste të “Kanosja”, 7 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 27 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 28 raste, 8 raste me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 20 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 5 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 8 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Vetëgjyqësia”, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi” dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i armëmbajtjes pa leje”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të mbajtjes së armëve të ftohta, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Fshehja e të ardhurave”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i letërnjoftimeve, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 4 raste të “Shkatërrim prone”, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 10 raste dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me 3 autor të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Organizmi i lotarive të palejuara”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 14 raste aksidentesh, me 2 viktima dhe 14 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 16 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Janë evidentuar dhe proceduar 23 shtetas që drejtonin automjetin pa u pajisur me leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.