Hapen aplikimet për funksionin e veçantë Shef Sektori, në Sektorin e Trajnimeve dhe Mjeteve Motorike, në Drejtorinë e Certifikimeve dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve, në Akademinë e Sigurisë

Aplikimet fillojnë më datë 02.10.2020 dhe përfundojnë më datë 07.10.2020.

Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kriteret e pranimit në funksionin e veçantë, “Shef Sektori,në Sektorin e Trajnimeve dhe Mjeteve Motorike, në Drejtorinë e Certifikimeve dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve”, në Akademinë e Sigurisë”, janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil.”
  3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës;
  4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  5. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  1. Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet profesionale;
  1. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  2. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
  3. Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
  4. Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.

 Kritere të veçanta:

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë për inxhinieri mekanike, transport në Universitetin Ushtarak, dhe ciklin e dytë “Master”, për inxhinieri mekanike, menaxhimin e trafikut e sigurinë rrugore.
  2. Të jetë i certifikuar nga DPSHTRR, si “Instruktor” për dhënien e teorisë së mjeteve motorike;
  3. Të jetë i trajnuar si “Instruktor / trajner” apo kurse të barasvlershëm;
  4. Të ketë njohuri të mira pune për drejtimet aktuale dhe zhvillimet në polici, për politikat dhe procedurat si dhe parimet e mbikëqyrjes, trajnimit e vlerësimit të performancës;
  5. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune profesionale;
  6. Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.

 

Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
  2. Fotokopje të kartës së identitetit;
  3. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse;
  4. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
  5. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  6. Certifikatë familjare;
  7. Vërtetim nga gjykata;
  8. Vërtetim nga prokuroria;
  9. Raport mjeko-ligjor;
  10. Fotokopje e librezës së punës;
  11. Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.

Punonjësi në funksionin e veçantë, “Shef Sektori,në Sektorin e Trajnimeve dhe Mjeteve Motorike, në Drejtorinë e Certifikimeve dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve”, në Akademinë e Sigurisë”, kryen këto detyra specifike:

  1. Të përgatisë kurrikulat për trajnimin dhe certifikimin e efektivave për mjetet motorike, në Sektorin e Trajnimeve dhe Mjeteve Motorike, në Drejtorinë e Certifikimeve dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve;
  2. Të drejtojë e menaxhojë trajnimin dhe certifikimin e efektivave për mjetet motorike, në Sektorin e Trajnimeve dhe Mjeteve Motorike, në Drejtorinë e Certifikimeve dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve;

Në përfundim të procesit të verifikimit paraprak, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, të hartojë listën emërore të aplikantëve që plotësojnë kriteret për pranimin në funksionin e veçantë të policisë, “Shef Sektori,në Sektorin e Trajnimeve dhe Mjeteve Motorike, në Drejtorinë e Certifikimeve dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve”, në Akademinë e Sigurisë”, si dhe të njoftojë aplikantët 7 ditë para datës së konkurrimit.

Procesi i konkurrimit përfshin:

  1. Jetëshkrimi i aplikantit,

Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e trajnimeve dhe certifikimin e efektivave për mjetet motorike, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 10 pikë);

  1. Testi me shkrim,

Kontrollin e njohurive të aplikantit në test me shkrim (vlerësohet me 60 pikë). Aplikanti që nuk arrin të marrë 40 pikë në testin me shkrim nuk i nënshtrohet vlerësimit në intervistën me gojë dhe ndërpret procesin e vlerësimit;

  1. Intervista me gojë,

Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me fushën e trajnimeve dhe certifikimin e efektivave për mjetet motorike, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 30 pikë).

Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.

Testi me shkrim zhvillohet më datë 14.10.2020, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Komisioni i Vlerësimit dhe Drejtoria e Burimeve Njerëzore hartojnë listën përfundimtare me rezultatet e arritura nga aplikantët sipas rendit zbritës dhe shpall fituesin për të ndjekur kualifikimin në Akademinë e Sigurisë.

https://wetransfer.com/downloads/919a6505fd9930c35f2ee2b86dd082dd20201002121203/f58d2d61cdbb29ac35c4b4c797a9128420201002121225/f1fe40