Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës – Arrestohen në flagrancë 3 drejtues mjetesh, ndalohet 1 tjetër i shpallur në kërkim. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit: I. B., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, në gjendje të dehur, në masën 0.86 mg/l; V. S., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 2, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l, është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor; E. M., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi. U ndalua shtetasi i shpallur në kërkim F. K., 45 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamzë, Durrës, pasi më datë 17.09.2020, në Fllakë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin S. Rr., 70 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin J. M., 28 vjeç, pasi në rrugën “Prokop Mima”, gjatë kontrollit të mjetit me të cilin qarkullonte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Xh., 37 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. H., 32 vjeç, pasi në vendin e quajtur “ 2 Çezmat Rrogozhinë”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 g/l; K. C., 21 vjeçe, pasi në rrugën “Abdyl Frashëri”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gramsh – Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një rasti të dhunës në familje. Falë reagimit në kohë të Policisë është bërë arrestimi në flagrancë i 60-vjeçarit që dhunonte bashkëshorten e tij. Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 1400 fishekë. Në sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonatë nga një shtetase që jetonte në fshatin Zgjup, Gramsh, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ajo ndihej e frikësuar se mund ta vriste, pasi në banesë kishte dhe armë zjarri. Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës profesionale është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të ngjarjes, duke arrestuar në flagrancë shtetasin R. D., 60 vjeç, banues në fshatin Zgjup, Gramsh. Gjatë kontrollit në banesë këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, një armë zjarri automatik dhe 1400 fishekë, që i dispononte pa leje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Vlorë – Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, u proçedua në gjendje të lirë, shtetasi E.M., 32 vjeç, banues në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, pasi në datën 02.10.2020,rreth orës 00.13, në lagjen Uji I ftohtë, Vlorë ka dhunuar fizikisht shtetasin O.K, 35 vjeç, banues në lagjen “Uji I ftohtë”, Vlorë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
Gjirokastër – Vijon kontrolli i imtësishëm i territorit dhe operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Transportuesi”. Operacion nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, forca e posaçme “Shqiponjat” dhe Komisariati i Policisë Tepelenë. Kapen dhe vihen në pranga një punonjës policie i Komisariatit të Policisë Durrës dhe një shtetas tjetër, të cilët transportonin bimë narkotike me furgon. Në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, strukturat e DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor “Transportuesi”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 23 vjeç, punonjës policie, dhe K. H., 16 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e trysnisë së kontrollit të imtësishëm të territorit nga shërbimet e Policisë, duke përdorur dronë dhe helikopterë, shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari kriminale i kanë prerë bimët narkotike para kohe. Shërbimet e Policisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe në aksin rrugor Dukaj-Salari kanë konstatuar mjetin furgon me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjer shtetasin K. H., duke transportuar bimët narkotike. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjeti furgon, bimët narkotike, arma e shërbimit të punonjësit të Policisë dhe 3 aparate celular. Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe SHÇBA-në vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 103 shtetas, konkretisht: 23 janë arrestuar, 2 janë ndaluar dhe 78 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 11 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste: 1 raste i “Kanosja”, në Fier; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Berat dhe 3 në Vlorë; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, 2 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Vlorë, 1 në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste, 3 në Tiranë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 autor të arrestuar në flagrancë; 1 vë Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 7 raste të ndërtimit pa leje, 2 në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Fier, 1 në Vlorë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të mashtrimit, 2 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, 1 në Shkodër, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i falsifikimi të vulave, në Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 3 raste të “Fshehja e të ardhurave”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i shpërdorimit të detyrës, në Korçë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, në Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Goditjet për shkak të detyrës”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 3 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, 2 në Durrës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, 1 në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Organizimi i lotarive të palejuara”, në Korçë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i armëmbajtjes pa leje, në Gjirokastër, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në Berat, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 2 raste aksidentesh, me 2 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 6 shtetas që drejtonin mjetet ne gjendje të dehur, 4 në Tiranë dhe 2 në Fier.
Janë evidentuar dhe proceduar 7 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, 3 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Kukës, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Shkodër.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.