Vijon intensivisht puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Në Fier është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë. Sekuestrohet 4.4 kg lëndë narkotike canabis sativa.
Në Lushnjë është arrestuar në flagrancë një shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër, pasi nën kërcënimin e një mjeti prerës i kanë vjedhur një sasi lekësh një 18-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D. M., 20 vjeç, banues në Cakran, Fier, pasi në tokat e mara me qira nga ky shtetas, në fshatin Kreshpan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë konstatuar të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa, si dhe kanë sekuestruar 4.4 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit Z. M., 47 vjeç dhe H. M., 63 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk kanë kallëzuar për rastin e kultivimit të bimëve narkotike në afërsi me tokat e tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin N. H., 23 vjeç, banues në Lushnjë, si edhe shpallën në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit A. P., 28 vjeç, banues në Lushnjë. Të dy këta shtetas, në lulishten e qytetit, nën kërcënimin e një mjeti prerës (biçak), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit L. Ç., 18 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.