Durrës – Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e Policisë 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet në flagrancë 1 drejtues mjeti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale kapën dhe ndaluan shtetasit:

A.S., 24 vjeç dhe A.L., 22 vjeç, banues në Murqinë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh.K., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr.4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur, është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.