Durrës – Procedohet në gjëndje të lirë një 50-vjeçar, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapsirën publike, proceduan në gjëndje të lirë shtetasin D.K., 50 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapsirën publike (trotuar), përpara objektit të tij në lagjen nr.1, Durrës, pa dokumentacionin përkatës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer mardhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë).

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

O.V., 22 vjeç, banues në Kurbin, pasi në rrugën Tapizë-Thumanë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur një tjetër mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin Z.P., 56 vjeç, e për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit Z.P., dhe pasagjeri tij shtetasi M.Gj.,54 vjeç, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.