Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Arrestohen dy vëllezër, pasi tentuan të kultivonin bimë narkotike në banesat e tyre.
Specialistët për hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Zerqan dhe zonën përrreth dhe si rezultat u goditën dy raste të tentativës për kultivim.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë dy shtetas, pasi në banesat e tyre kishin tentuar të kultivojnë bimë narkotike, konkretisht:
N. S., 58 vjeç dhe B. S., 46 vjeç (vëllezër), banues në Zerqan, Bulqizë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.