Kavajë – Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të banesave dhe biçikletave

Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të banesave dhe biçikletave.

Zbardhen dhe dokumentohen 10 raste të vjedhjeve të banesave dhe biçikletave, të kryera nga ky shtetas.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale disa nga sendet e vjedhura dhe një pistoletë çakmak.

Komisariati i Policisë Kavajë, nisur nga shqetësimet e qytetarëve në lidhje me vjedhjet e banesave dhe të biçikletave të ndodhura kohët e fundit në zonën e Kavajës, organizoi punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë një banesë, shtetasi B. B., 25 vjeç, banues në Peqin, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 10 rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave dhe biçikletave, konkretisht:

-Më datë 18.09.2020, ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit M. H.;

-Më datë 16.09.2020, ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit A. M.;

-Më datë 13.09.2020, në Golem, Kavajë, ka vjedhur disa vegla pune elektrike në banesën e shtetasit R. H.;

-Më datë 30.08.2020, tek mali i Robit, në Golem, ka vjedhur një shumë parash dhe një telefon në banesën e shtetasit E. B.;

– Më datë 23.08.2020, në fshatin Qerret, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit A. L.;

– Më datë 12.08.2020, në Malin e Robit, ka vjedhur 700 euro në banesën e shtetasit E. K. dhe 220.000 lekë të vjetra në banesën e shtetasit A. S.;

– Më datë 08.08.2020, tek Mali i Robit, Golem, ka vjedhur biçikletën e shtetasit L. V.;

– Më datë 31.07.2020, në Golem, tek Mali i Robit, ka vjedhur biçikletën e shtetasit S. C.;

-Më datë 07.05.2020, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S. Ç., ku ka marrë një televizor.;

Gjithashtu,këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një pistoletë çakmak.

Ndërkohë, vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjeve në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.