Elbasan
Finalizohet operacioni policor i koduar “Zaranika”.
Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Njësinë Speciale të Kërkimit “Fast”.
Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj personit.
Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj, nga specialistët për Hetimin e Krimit Seksioni Kundër Personit në DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcën e Posaçme “FAST” në DPPSH, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zaranika” u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
G. M., 43 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin I. B., ( i cili është arrestuar më parë), më datë 02.08.2019, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e një lokali, gjatë një konfliktit për motive të dobëta, plagosën me armë zjarri dy shtetas, si dhe me sende të forta një shtetas tjetër.
Po nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbardhjen dokumentimin ligjor të implikimit të këtij shtetasi.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.