Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 18 shtator 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 97 shtetas, konkretisht: 24 janë arrestuar, 2 janë ndaluar dhe 71 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste: 3 raste të “Kanosja”, 1 në Lezhë, 1 në Dibër dhe 1 në Vlorë; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Tiranë dhe 1 në Korçë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, për të cilën po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, 3 në Tiranë, 1 në Korçë, 1 në Fier dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste, 1 rast me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 4 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 2 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Durrës dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, në Korçë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Shpërdorimi i detyrës”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i monedhave”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të falsifikimit të dokumenteve, 1 në Durrës dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 raste të “Organizmi i lotarive të palejuara”, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar tre raste të armëmbajtjes pa leje, 2 në Lezhë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 që po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Në të gjithë vendin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 2 viktima dhe 6 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar 11 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, 1 në Tiranë, 2 në Durrës, 3 në Berat, 4 në Lezhë dhe 1 në Shkodër.

Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Elbasan.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.