Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E. Xh., 32 vjeç, pasi në Shkozë, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka tentuar ta godasë me sende të forta nënën e tij, si dhe ka shkatërruar dhe thyer objektet e banesës.
B. S., 41 vjeç, pasi në fshatin Vesqi, Baldushk, në banesë, për shkak të një konflikti të çastit, ka goditur me grusht, motrën e tij shtetasen K. S dhe kunatin e tij shtetasin Xh. S., të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
E. I., 24 vjeç, sepse në Baldushk, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të fejuarës, së cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Sh., 46 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është larguar nga banesa.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. D., 41 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur, në masën 0.82 mg/l.
B. B., 30 vjeç, pasi në rrugën “Muhamed Deliu”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.58 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.