Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Goditet një rast i kultivimit, prodhimit dhe shitjes të bimëve narkotike.
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Rehova”.
Sekuestrohen 16 kg lëndë narkotike e tharë dhe e përpunuar si dhe 60 bimë narkotike cannabis sativa.
Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të një hetimi dymujor të ndjekur me metoda speciale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, u zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Rehova”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
V. H., 35 vjeç dhe S. B., 31 vjeç, të dy banues në Rehovë, Skraprar.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit V. H., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kg lëndë narkotike cannabis sativa e përpunuar.
Gjithashtu këta shtetas ishin shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet të jenë autorë të kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa të gjetura më parë në afërsi të banesave të tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.