Goditën punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E. Q., 25 vjeç dhe R. Q., 21 vjeç, banues në Tepelenë.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, në pedonalen e qytetit të Tepelenës, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.