Ilir Proda, oficer karriere, i mirëshkolluar dhe i trajnuar, është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, më datë 02.10.2024, dhe ka marrë gradën Drejtues Madhor.
Ka kryer studimet në Akademinë e Policisë, Tiranë dhe më pas, ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkollën e Avokatisë në Tiranë.
Proda ka kryer trajnime në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.
Në vitin 2005, ka nisur karrierën si specialist i Policisë Kriminale, në Komisariatin e Policisë Nr. 3. Në vijim, ka mbajtur detyra si specialist në drejtori të ndryshme, shef i Komisariatit Nr. 2, Tiranë dhe i Komisariatit të Bulqizës, si dhe zv.drejtor për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe DVP Elbasan.
Nga muaji mars 2023 deri më datë 02.10.2024, z. Proda ka qenë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.