Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe goditi një automjet tjetër, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari.
Arrestohet dhe një tjetër drejtues mjeti, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Nga shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi:
N. M., 36 vjeç, banues në Dibër, pasi në qytetin e Peshkopisë, duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur ne masën 0.82 mg/l, ka goditur një automjet tjetër dhe për pasojë është lënduar lehtë drejtuesi i mjetit.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi P. N., 29 vjeç, banues në Laç, pasi në vendin e quajtur ‘Ura e Matit’, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë që ndodheshin në mjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ”Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.