Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas, 2 prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim

Vihen në pranga 6 shtetas, 2 prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. R., 31 vjeç, pasi në rrugën “Isuf Elezi”, u konstatua jashtë banesës, duke thyer vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 48 vjeç, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me kolegen e tij të punës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. G., 39 vjeç dhe F. B., 37 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit R. L., 21 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë  Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. K., 34 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 1 muaj e 14 ditë burg, për veprën penale “Dhunimi i banesës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.