Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Dibër – Përndiqte për një kohë të gjatë një shtetase, arrestohet në flagrancë nga Policia. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 48 vjeç, banues në Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi për një kohë të gjatë dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur një 53-vjeçare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Përndjekja”.
Krujë/Informacion paraprak – Më datë 02.09.2020, rreth orës 08:10, dyshohet se është vetëplagosur me çifte në banesën e tij, shtetasi F. V., 78 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.
Kuçovë – Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditje e atyre personave që kryejnë krime mjedisore. Komisariati i Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me IKMT, procedoi në gjendje të lirë shtetasin A. H., 45 vjeç, banues në lagjen 1 Maji, Kuçovë, i cili dyshohet se kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman, në fahatin Salcë, Kozare. IKMT dhe Policia e Shtetit vijojnë punën për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend, si dhe për ndëshkimin e çdo kundërvajtësi dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.
Krujë – Vijon kontrolli i territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Procedohen penalisht kryeplaku i fshatit Mallkuç dhe administratori i Njësisë Administrative Bubq. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit masiv të territorit, në fshatin Mallkuç, Njësia Administrative Bubq, Krujë, në një ambient të hapur, kanë konstatuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit A. D., 42 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Mallkuç dhe A. K., 47 vjeç, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Bubq, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.
DVP Berat – Specialistët e Seksionit për Krimet kanë shpallur në kërkim shtetasit O. D., 32 vjeç, banues në fshatin Gjergjovë, Skrapar, M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Gjerbës, Skrapar, F. K., 47 vjeç, banues në Durrës dhe P. V., 34 vjeç, banues në fshatin Rehovë, pasi janë autorë të dyshuar të kultivimit të disa bimëve narkotike që janë gjetur në zona të ndryshme në Skrapar dhe Poliçan. Vijon puna për kapjen e tyre.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 86 shtetas, konkretisht: 18 janë arrestuar, 3 janë ndaluar dhe 65 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë dhe 1 në Korçë; 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 2 në Korçë, 1 në Fier dhe 1 në Dibër; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Fier dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 2 në Elbasan, ku autorët janë arrestuar në flagrancë dhe janë plotësuar 14 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 15 raste: 1 në Tiranë, me 4 ku autorë të arrestuar në flagrancë, 1 në Korçë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë; 1 në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 2 në Vlorë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 10 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, 1 në Elbasan dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Fshehja e të ardhurave”, 2 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i dokumenteve”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i armëmbajtjes pa leje, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në Tiranë dhe autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 3 raste të “Pushtim toke”, 1 në Tiranë, 1 në Korçë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Përndjekja”, në Dibër, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 raste i “Prerja e paligjshme e pyjeve”, në Dibër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Marrëdhënie seksuale me dhune me të rritur”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 9 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 5 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, 2 në Tiranë, 1 në Vlorë, 1 ë Gjirokastër dhe 1 në Lezhë.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Durrës dhe 1 në Dibër.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.