Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
•M.C., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar kokainë dhe 1 shumë parash të dyshuar të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
•E.Gj., 33 vjeç, pasi ka thyer vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe u konstatua jashtë banese.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh.D., 64 vjeç, pasi në menyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.H, 30 vjeç, pasi tek sheshi “Nënë Tereza”, u kap duke drejtuar mjetin në efektin e alkoolit dhe gjatë nga kontrollit të ushtruar në mjet, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale një armë e ftohtë (dorezë metalike).
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë ndalimin të shtetasit A.B(K)., 25 vjeç, pasi dyshohet si autor i vjedhjeve të 2 biçikletave.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.H., 57 vjeç, pasi në Rrogozhinë u kap në flagrancë duke i vjedhur një shumë parash shtetasit I.M. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se është autor i 2 vjedhjeve të tjera në territorin e Qytetit të Kavajës.
Po nga sherbimet e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.P., 43 vjeç, pasi në autostradën Lushnje – Durrës, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin A.B., i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, në gjendje të rëndë shendetsore.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
H.Gj., 27 vjeç, sepse në Vorë, u kap duke drejtuar motorrin pa lejen përkatese;
•A.K., 25 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l.
•J.N., 45 vjeç, pasi në rrugën “Siri Kodra”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.56 mg/l.
—–
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë ndalimin e shtetasit M.H., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.