Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kufiri”.
Vihen në pranga 4 shtetas, si autor të dyshuar të tentativës për kultivim të kanabisit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kufiri”, si rezultat i të cilit është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit :
– Z. Gj., 59 vjeç dhe Gj. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, B. U., 17 vjeç, banues në Krujë dhe E. M., 51 vjeç, banues në Milot, Kurbin.
Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunimin me njeri-tjetrin në kufirin e fshatrave Fangë, Mirditë dhe Shkopet, Kurbin, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestraur kubikë ku dyshohet se ishin kultivuar fara kanabisi
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme