Prej orëve të para të mëngesit e deri në orën 19.30, kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin deri në 70 km/h, mbi normën e lejuar 🙏✈️!!!. 🏠????🚑????.
Si rezultat i kontrolleve me Radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19.30, janë tërhequr 44 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.
Janë vendosur 228 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.
9 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.
101 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,
297 për përdorim të celularit,
34 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.
Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim që destinacioni të jetë i sigurt.
Mos fluturoni✈️ në 🛣️dhe mos drejtoni mjetin nën efektet e alkooolit🍺, se shpejtësia dhe alkooli vrasin🚑 jetën.
#zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos🛫🛣️
#MosPërdor🥃gjatë drejtimit të🚘