Tiranë – Parandalohet nga shërbimet e Komisariatit Nr.6, përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti.

Goditi një shtetas dhe më pas i dëmtoi mjetin, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Konferenca e Pezës”, tek “Ish Qyteti i Nxënësve” dy shtetas po konfliktoheshin, menjeherë kanë shkuar në vendngjarje.

Sherbimet e Policisë, falë ndërhyrjes në kohë kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ku shtetasi R.S, kishte hipur mbi mjetin e shtetasit K.B, të cilin ja kishte thyer dhe po e kërcënonte si dhe po tentonte ta qëllonte me sende të forta, por është vënë në pranga nga Policia.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R.S, duke lëvizur me një monopatinë është trembur nga mjeti me drejtues K.B, i cili po lëvizte në të njëjtin drejtim me këtë shtetas. Më pas shtetasi R.S., e ka goditur me grushta si dhe i ka dëmtuar mjetin me sende të forta shtetasit K.B.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.S., 34 vjeç, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me dashje‘’,’’ Plagosje e lehtë me dashje’’ dhe ‘’Kanosja” .

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.