DVP Elbasan – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 65 vjeç, banues në Librazhd, pasi pasditen e djeshme, në qytetin e Librazhdit, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin B. D., duke shkaktuar dëme materiale.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 54 vjeç, banues në Cërrik, pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Gostimë-Cërrik”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Specialistët për Hetimin e Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. T., 42 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Çlirimi”, duke parkuar automjetin, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar lehtë me gomën e automjetit, në këmbë, një 36-vjeçare. Gjithashtu, dyshohet se shtetasja E. T. e ka kanosur me fjalë, 36-vjeçaren.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

-Pasditen e djeshme, në spitalin e Librazhdit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Ll. V., 57 vjeç, banues në Librazhd. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është dëmtuar pasi kamioni që drejtonte, është përmbysur gjatë mavovrës së parkimit. 57-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

-Pasditen e djeshme, në spitalin e Gramshit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi N. H., 58 vjeç, banues në Gramsh. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është dëmtuar pasi është rrëzuar aksidentalisht në shkallët e banesës së tij.

Për të dyja rastet, materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, shtetasi E. M. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me të (familjarë të tij).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.