Gjirokastër – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “BEFASIA”

Gjirokastër.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “BEFASIA”. Arrestohen në flagrancë tre shtetas, 1 prej të cilëve me detyrë doganier në Degën Doganore Kakavijë.

Sekuestrohen mallra të ndryshme.

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kontrabandës së mallrave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P. Gjirokastër organizuan dhe zhvilluan operacionin “BEFASIA”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit :

M.B., 31 vjeç, banues në Devoll.

Xh.M., 28 vjeç, banues në Bilisht.

M.M., 60 vjeç, banues në Tiranë, (me detyrë doganier në Degën Doganore Kakavijë).

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi:

Në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në mjetin që drejtohej nga shtetasi M.B. dhe pasagjer shtetasi Xh.M., dhe gjetën një sasi mallrash të konsiderueshme me pije energjike dhe qumësht, për të cilat nuk kishin paguar detyrimet doganore.

Nga hetimet e kryera rezultoi se doganieri M.M. kundrejt një sasie parash ka lejuar që shtetasit M.B. dhe Xh.M. të kalonin mallrat në hyrjen e Republikës së Shqipërisë pa paguar detyrimet doganore.

Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Gjirokastër për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, ” Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ” Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.