112-vjetori i Policisë së Shtetit, përkujtohen dëshmorët.
Paraditen e sotme, me rastin e 112-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me familjarë të Dëshmorëve të Policisë, vendosën kurora me lule, në memorialin përkujtimor të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, të rënë në krye ose për shkak të detyrës.
Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen e pakufishme dhe ndërimet më të larta, për Dëshmorët e Policisë së Shtetit, njëkohësisht Dëshmorë të Atdheut, gjaku i të cilëve qëndron në flamurin kombëtar dhe në themelet e kombit shqiptar. Gjithashtu, Drejtori u shpreh se kujtimi dhe emri i secilit prej ish-kolegëve të rënë gjatë përballjes me krimin, është një motiv i fortë pse Policia e Shtetit është sot më e angazhuar se kurrë, për ta ruajtur të denjë simbolin kombëtar, jetën dhe pronën e çdo qytetari.
Lavdi veprës dhe sakrificës së Dëshmorëve të Policisë së Shtetit!
I përjetshëm kujtimi i heronjve tanë!