🚦Policia Rrugore Durrës 👮🚔 – Edukimi dhe ndërgjegjësimi fillon në ambientet ku përcillet dije👩💻👨💻

Në kuadër të” Javës Evropiane të Lëvizshmërisë”🌍, falë bashkëpunimit Polici – Bashki – Institucione Arsimore, nga ana e Shërbimeve të Qarkullimit Rrugor Durrës është zhvilluar një takim në shkollën 9 – Vjeçare “Bedrie Bebeziqi”, ku u diskutua me nxënësit e kësaj shkolle mbi zbatimin e rregullave të qarkullimit nga ana e të gjithë përdoruesve të rrugës.

Përparësi iu dha ndërgjegjësimit📍⛔🚷 të çdo qytetari, që kalon nga njëra anë e rrugës në tjetrën duke respektuar semaforin 🚦 dhe vizat e bardha, si faktor kyç në uljen e numrit të aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor