📍Madrid, SpanjĂ«

📍Madrid, SpanjĂ«

🏅VlerĂ«sohet me “Urdhrin e MeritĂ«s Policore” dhe me “Medaljen e Kryqit tĂ« BardhĂ«â€, Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, si dhe vlerĂ«sohen me “Medaljen e Kryqit tĂ« BardhĂ«â€, 2 drejtuesit e departamenteve pĂ«r Kufirin dhe Migracionin dhe pĂ«r MarrĂ«dhĂ«niet NdĂ«rkombĂ«tare, tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit.

🏅Gjithashtu, Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« shqiptare iu dorĂ«zoi “Medaljen e Nderit”, tĂ« akorduar nga Ministri i BrendshĂ«m i ShqipĂ«risĂ«, 3 drejtuesve tĂ« strukturave pĂ«r Kufirin dhe Emigracionin, tĂ« PolicisĂ« KombĂ«tare spanjolle.

NĂ« vlerĂ«sim tĂ« bashkĂ«punimit tĂ« bazuar nĂ« profesionalizĂ«m dhe nĂ« besueshmĂ«ri, tĂ« demonstruara gjatĂ« hetimeve dhe operacioneve tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta, Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« KombĂ«tare tĂ« SpanjĂ«s, z. Francisco Pardo Piqueras i ka dorĂ«zuar Drejtorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« PolicisĂ« shqiptare Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku “Urdhrin e MeritĂ«s Policore” dhe “Medaljen e Kryqit tĂ« BardhĂ«â€, tĂ« akorduara nga Ministri i BrendshĂ«m i MbretĂ«risĂ« spanjolle. NjĂ«kohĂ«sisht, u vlerĂ«suan me “Medaljen e Kryqit tĂ« BardhĂ«â€, Drejtori i Departamentit pĂ«r Kufirin dhe Migracionin, Drejtues i LartĂ« Saimir Boshnjaku dhe Drejtori i Departamentit pĂ«r MarrĂ«dhĂ«niet NdĂ«rkombĂ«tare, Drejtues i LartĂ« PĂ«llumb Seferi.

NdĂ«rkohĂ«, pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar bashkĂ«punimin dhe rezultatet e arrira sĂ« bashku, Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit Muhamet Rrumbullaku iu dorĂ«zoi “Medaljen e Nderit”, tĂ« akorduar nga Ministri i BrendshĂ«m i ShqipĂ«risĂ«, 3 drejtuesve tĂ« strukturave pĂ«r Kufirin dhe Emigracionin, tĂ« PolicisĂ« KombĂ«tare spanjolle, konkretisht:

-Komisarit të Përgjithshëm të Emigracionit dhe Kufirit të Policisë Kombëtare të Mbretërisë së Spanjës, z. Juliån Ávila Polo;
-Drejtuesit të Departamentit Qendror të Riatdhesimeve dhe Kthimeve në Komisariatin e Përgjithshëm të Emigracionit dhe Kufirit, z. David Bartolomé Sanz;
-Drejtuesit të Departamentit të Koordinimit dhe Emigracionit në Komisariatin e Përgjithshëm të Emigracionit dhe Kufirit, Z.Fernando Vaquero Moreno.

Në ceremoninë për dorëzimin e medaljeve për zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit, ishte i pranishëm dhe Ambasadori i Shqipërisë, në Spanjë, z. Gazmend Barbullushi.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku shprehu falënderimet për vlerësimin e bërë, për të cilin u shpreh se ndjehet shumë krenar dhe se është një motivim për të dhe për 2 drejtorët e departamenteve, për të përmbushur me devocion misionin e vështirë të përballjes me sfidën globale të luftës kundër krimit. Po ashtu nënvizoi se ky është një vlerësim që i bëhet të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët me profesionalizimin e tyre kanë sjellë realizimin e suksesshëm të një sërë operacionesh të përbashkëta në luftën kundër krimit dhe kanë ndihmuar në forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, jo vetëm profesional, por dhe miqësor.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Spanjës, z. Francisco Pardo Piqueras theksoi se kjo ceremoni ka një domethënie të veçantë, pasi vlerësohen punonjës të 2 policive, Policisë spanjolle dhe Policisë shqiptare, vlerësimi i cili është një dëshmi e bashkëpunimit shumë të mirë të vendosur mbi baza të besimit reciprok mes palëve. Gjithashtu, z. Piqueras u shpreh se në kohët e sotme, kur lufta ndaj krimit është një sfidë globale, bashkëpunimi është një element shumë i rëndësishëm, si në nivel bilateral ashtu dhe në atë multilateral.