Zhvillohet projekti i përbashkët i Policisë së Shtetit me OSBE-në dhe institucione të tjera, për drejtësi në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Zhvillohet projekti i përbashkët i Policisë së Shtetit me OSBE-në dhe institucione të tjera, për drejtësi në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Në kuadër të këtij projekti, përfaqësues nga Policia e Shtetit kanë marrë pjesë në 6 takime të zhilluara në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Kukës, Vlorë dhe Durrës. Në këto takime morën pjesë përfaqësues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, Mekanizmni Kombëtar i Refrimit, Autoriteti Përgjegjës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe të gjithë Koordinatorët e Prokurorive dhe Specialistët e Drejtimit për Hetimin e Trafiqeve në DVP-të e këtyre 6 qarqeve.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte reagimi ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, identifikimi i duhur dhe në kohë i viktimave, dhënia e asistencës së menjëhershme dhe afatgjatë, mbrojtja e të drejtave, hetimi dhe ndjekja penale e trafikantëve. Rrjedhimisht masat ndërinstitucionale duhet të jenë të integruara, me përfshirjen e disa institucioneve bazuar në të drejtat e njeriut.