Drejtues i Lartë Sokol Bizhga mban detyrën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që prej muajit dhjetor 2022. Zoti Bizhga ka lindur në vitin 1962, në Gjirokastër, dhe aktualisht banon në Tiranë. Në vitin 1990 ka marrë titullin “Oficer”, pas përfundimit të Shkollës së Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Gjatë karrierës së tij, zoti Bizhga ka mbajtur detyrat si më poshtë:
-Nga viti 1990 deri në vitin 1992, Inspektor i Policisë Kriminale, në Komisariatin e Policisë Vlorë;
-1992-1997 – Shef i Policisë Kriminale, në Komisariatin e Policisë Vlorë;
-1997-1999 – Specialist në Drejtorinë e Policisë Kriminale, në MPB;
-Prill-nëntor 1999 – Zëvendësdrejtor në DVP Durrës;
-Dhjetor 1999-mars 2002 – Zëvendësdrejtor në DVP Tiranë;
-Prill 2002-prill 2004 – Drejtor i Policisë Kriminale;
-Prill 2004-shtator 2006 – Shef i degës mësimore në Akademinë e Policisë;
-Shtator 2006-nëntor 2009 – Shef i Sektorit të Krimeve të Rënda, në DVP Berat;
-Nëntor 2009-nëntor 2013 – Specialist për krimet e rënda, në Drejtorinë e Policisë Kriminale në Departamentin për Hetimin e Krimeve;
-Nëntor 2013-shtator 2013 – zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve, në Policinë e Shtetit;
-Shtator 2013-prill 2017 – Drejtor i planifikimit strategjik, në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë së Shtetit;
-Prill 2017-dhjetor 2022 – Drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike.