Vlorë
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ndihmësspecialistët për edukimin në shkolla, të DVP Vlorë, zhvilluan një aktivitet ndërgjegjësues në shkollën publike “24 Maji”, me nxënësit e klasave VI dhe VII.
Ky aktivitet kishte si qëllim rritjen e kulturës së sigurisë dhe ndërgjegjësimin e të rinjve mbi rreziqet që paraqesin përdorimi i alkoolit, duhanit dhe lëndëve narkotike, si dhe ndikimi që ato kanë në shëndetin, edukimin dhe të ardhmen e tyre.
Gjatë bashkëbisedimit interaktiv me nxënësit u vu theksi te:
• Faktorët që ndikojnë në përhapjen e këtyre fenomeneve, si presioni i grupit, problemet familjare, mungesa e informacionit dhe faktorët socialë-ekonomikë;
• Rëndësia e komunikimit me prindërit, mësuesit dhe psikologun e shkollës;
• Pasojat ligjore që sjellin këto veprime;
• Institucionet dhe strukturat ku mund të kërkohet ndihmë dhe mbështetje.
Aktiviteti u zhvillua në formë bashkëbisedimi, ku nxënësit patën mundësi të shtronin pyetje, të ndanin mendime dhe të merrnin këshilla praktike për të shmangur situatat e rrezikshme.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht në forcimin e bashkëpunimit me institucionet arsimore dhe komunitetin, me qëllim parandalimin e fenomeneve negative dhe ndërtimin e një mjedisi sa më të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë.
Së bashku për një të ardhme më të sigurt!
#PoliciShkollë #SiguriaETëRinjve





