Vlorë
Në vijim të zbatimit të fazës së dytë të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ndihmësspecialistët për Edukimin dhe Sigurinë në shkolla të DVP Vlorë zhvilluan një aktivitet ndërgjegjësues në shkollën publike “15 Tetori”, me nxënësit e klasave të VIII-ta.
Ky aktivitet kishte si qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve mbi rreziqet që paraqet përdorimi i lëndëve narkotike, alkoolit dhe duhanit.
Gjatë aktivitetit, nxënësit u njohën me pasojat ligjore dhe shëndetësore që sjellin këto fenomene, si dhe u diskutuan faktorët kryesorë që ndikojnë në përfshirjen e tyre në to. Gjithashtu, nxënësit u inkurajuan të bëjnë zgjedhje të shëndetshme dhe të përgjegjshme, duke kuptuar rëndësinë e refuzimit të sjelljeve të rrezikshme, si dhe të raportimit të rasteve problematike, tek autoritetet përkatëse.
Më tej, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet shkollës, familjes dhe institucioneve ligjzbatuese, për parandalimin e këtyre fenomeneve dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të rinjtë.
Aktivitete të tilla ndërgjegjësuese do të vijojnë.
#PoliciShkollë
#SiguriaETëRinjve
#SëBashkuPërKomunitetin ♀️



