Vlorë/Zbulohet 1 subjekt që shiste mallra të dyshuara të kontrabanduara

Zbulohet 1 subjekt që shiste mallra të dyshuara të kontrabanduara.

Shitja kryhej në dyqan dhe online, nga 2 punonjës të paregjistruar në organet kompetente.

Sekuestrohen nga dyqani, mbi 300 artikuj të markave të ndryshme (veshje, çanta, këpucë), me vlerë mbi 90 000 euro, dhe 5 celularë.

Vihet në hetim 1 shtetase, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja e saj për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në subjekte të ndryshme tregtare, është zbuluar në lagjen “Uji i Ftohtë”, në subjekt që ushtronte aktitivitet tregtar në paligjshmëri.

Për këtë rast, u vu në hetim shtetasja E. B., 31 vjeçe, banuese në Vlorë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtorja e saj, shtetasja D. Z., 34 vjeçe, banuese në Vlorë. Nga hetimet dyshohet këto shtetase kontrabandonin mallra nga Italia, me qëllim tregtimin në subjektin që e administronte shtetasja D. Z.

Gjatë kontrollit në subjekt, u konstatuan rreth 300 artikuj të markave të ndryshme (veshje, çanta, këpucë), të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë mbi 90 000 euro. Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se në subjekt ishin punësuar 2 shtetas, pa u regjistruar në organet kompetente.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.