Vlorë
Vijon puna e strukturave të Komisariatit të Policisë Vlorë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
✅ Vodhi 3 herë, pajisje elektronike dhe sende me vlerë, gjatë javës së fundit, identifikohet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së disa kallëzimeve për vjedhje në lagje të ndryshme të qytetit, organizuan menjëherë punën hetimore për zbardhjen e tyre. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit E. S., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet si autor i 3 vjedhjeve:
•Më datë 29.05.2025, në lagjen “Osman Haxhiu”, ka vjedhur 2 televizorë me vlerë 100 000 lekë, në lokalin e shtetasit F. Xh.;
•Më datë 23.05.2025, në lagjen “Lirim”, ka vjedhur 2 televizorë, 3 laptopë dhe 2 celularë, në zyrën e shtetasit K. K.;
•Më datë 24.05.2025, në lagjen “28 Nëntori”, ka vjedhur nga një automjet, baterinë dhe disa pajisje polumbari, me vlerë rreth 30 000 lekë.
Vijojnë veprimet hetimore për të dokumentuar raste të tjera vjedhjesh të dyshuara të kryera nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve