Vlorë/Vodhën një mjet bujqësor në fshatin Panaja, identifikohen dhe arrestohen 2 autorët e dyshuar

Vlorë/Vijon puna e strukturave të Komisariatit të Policisë Vlorë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
✅ Vodhën një mjet bujqësor në fshatin Panaja, identifikohen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe dokumentimin e rasteve të vjedhjes së pasurisë, identifikuan dhe bënë ndalimin e dy autorëve të dyshuar për një rast vjedhjeje në fshatin Panaja, konkretisht shtetasve:
•L. F., 33 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë;
•N. K., 24 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, më datë 24.09.2025, në fshatin Panaja, pasi kishin vjedhur një mjet bujqësor për punimin e tokës (frezë), të cilin po e transportonin me një automjet tip “Mercedes Benz”.
Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve, me autorë të dyshuar këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
https://youtu.be/f9BwnIhbpm4