Policia vë në pranga 1 shtetas të dënuar me 5 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane.
Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Interpol Tirana ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
• L. (F.) B., 35 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Ancona, Itali me vendimin e datës 26.10.2019, e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Tentativë vrasjeje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, sipas Kodit Penal italian.
Vijojnë veprimet e mëtejshme nga Interpol Tirana për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian.