Vlorë
Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit” që ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje.
Kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i akuzuar për kundërshtim të punonjësve të Policisë.
Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
B. A., 33 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Vlorë.
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, pasi në muajin qershor, në ambientet e spitalit të Vlorës, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.