Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale, të kryera në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kapën dhe ndaluan shtetasin N. M., 33 vjeç, banues në Vlorë.
33-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.
33-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.