Në vijim të zbatimit të fazës së dytë të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ndihmësspecialistët për Edukimin dhe Sigurinë në Shkolla të DVP Vlorë, zhvilluan një aktivitet ndërgjegjësues në shkollën jopublike “Perla”, me nxënësit e klasës së VIII-të.
Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, u trajtuan këto tema:
-dëmet që shkakton alkooli në shëndet dhe rreziku i krijimit të varësisë;
-pasojat shëndetësore që vijnë nga përdorimi i duhanit;
-pasojat penale, shëndetësore dhe sociale që sjell përdorimi i lëndëve narkotike.
Ky aktivitet kishte si qëllim promovimin e sjelljeve më të sigurta dhe më të dobishme për të rinjtë, dhe ndërgjegjësimin e tyre mbi faktorët që ndikojnë në përhapjen e fenomeneve të dëmshme për ta, si dhe mbi institucionet ku mund të kërkohet ndihmë.
Nxënësit patën mundësi të bënin pyetje, të ndanin mendime dhe të merrnin këshilla praktike për të shmangur situatat e rrezikshme.
Së bashku për një të ardhme më të sigurt për të rinjtë!
#PoliciShkollë
#SiguriaETëRinjve
#SëBashkuPërKomunitetin♀️
