Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi shtetasin M. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe atij në automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë i gjetën dhe sekuestruan 5 doza me lëndë narkotike, kokainë.
Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin B. V., 48 vjeç, pasi më datë 31.08.2024, në banesën e tij në fshatin Cerkovinë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin E. J., 28 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Po ky sektor referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin E. H., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen ‘Kushtrimi’, Vlorë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. C., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin G. M., 52 vjeç, banues në Konispol, pasi është konstatuar nga shërbimet në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i janë referuar prokurorive për veprime të mëtejshme.